Dy persona në kanë pësuar lëndime nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në “Rrugën e Pejës” në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se lidhur me këtë rast Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht në koordinim me prokurorinë Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ka thënë Ahmeti.