Lajme
Dy të panjohur ia vunë flakën veturës me qira në Prishtinë
Demokracia
09:10 | 26 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Dy të panjohur është raportuar se të shtunën rreth orë 2 e 15, ia kanë vënë flakën një veture me qira në Prishtinë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin.

“ZJARRËVËNIE/Prishtine 25.03.2023 – 02:15. Raportohet se në një ”Renta Car” është  djegur një veturë që dyshohet se i është  vënë  zjarri nga dy të dyshuar të panjohur. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar më tutje se rasti nën hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme