Lajme
Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, në njërën veturë policia gjen armë zjarri e fishekë
Demokracia
11:46 | 02 Janar 2023

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur rreth orës 03:00 të hënën në rrugën “Luan Haradinaj”.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:00 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Sipas saj, zyrtarët nga njësiti i trafikut, në njërën nga veturat e aksidentuara, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë.

“Lidhur me këtë në stacionin policor Qendra, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që procedurat policore ndaj personit të dyshuar do të kryhen pasi i njëjti të përfundoj trajtimin mjekësor”, përfundoi ajo.

Të ngjashme