Lajme
Dy të lënduar në një aksident në Carralevë, policia jep detaje
Demokracia
14:27 | 14 Maj 2022

Share:

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Suharekë-Shtime, konkretisht në fshatin Carralevë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 13 e 13 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën Magjistrale Shtime – Prizren , në fshatin Carrelevë ka ndodhur një aksident komunikacioni”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar në detaje në lidhje me aksidentin.

“Të përfshira në aksident janë 3 automjete. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të 3 automjetet , lëndime trupore kanë pësuar 2 persona”, tha ai.

Kurse, njësia e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt po e heton rastin.

 

Të ngjashme