Lajme
Dy të lënduar në një aksident në Bardhosh
Demokracia
10:49 | 10 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh,  ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete . Bazuar në të dhënat e deritanishme si  pasojë e aksidentit janë  lënduar 2 persona . Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Sipas saj me rastin janë duke u marrur hetuesit e njësitit të trafikut./Demokracia.com

Të ngjashme