Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim.
Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari me inicialet F.C., mashkull 33-vjeçar nga Kosova dhe e dyshuara L.Rr., femër 21-vjeç nga Kosova, dyshohet se kanë marrë nga viktima shuma të ndryshme parash për investim në kriptovaluta, duke i premtuar përfitime të mëdha.
Vlera e parave të marra nga viktima dyshohet se arrin afër 500 mijë euro.
“Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që mund të kenë qenë viktima të rasteve të tilla që të lajmërohen në stacionin më të afërt policorë, në mënyrë që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.
Njoftimi i plotë nga policia:
Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.
Puna rreth dy mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.
Personat e dyshuar: – F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe , – L. Rr, femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.
Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.