Lajme
Dy të arrestuar në Gjakovë, kanosën me armë një person në komunikacion
Demokracia
10:20 | 19 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi kanë kanosur një tjetër me armë në komunikacion.

Në raportin e policisë thuhet se të dyshuarit ia kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës.

“KANOSJE & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË/Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 18.02.2023 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur me armë viktimën mashkull  kosovar dhe i kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme