Sport
Dy super ndeshje të Superligës sot, vëmendja në Podujevë
Demokracia
09:21 | 22 Tetor 2023

Share:

Sot do të zhvillohen dy ndeshje e fundit të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Podujevës, aty ku Llapi do të jetë nikoqire e Dritës.

Të dyja skuadrat po kalojnë formë të mirë, me Llapin që gjendet në vendin e dytë të tabelës me 19 pikë, një më shumë se Drita që renditet një pozitë më poshtë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, mes Malishevës dhe Dukagjinit.

Malisheva ka grumbulluar 12 pikë nga nëntë ndeshje të luajtura dhe renditet në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Dukagjini është e teta me 9 pikë.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 13:00.

Të ngjashme