Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Në stadiumine Kampit Nacional në Hajvali, skuadra e Prishtinës do të jetë nikoqire e Dritës.
Skuadra nga kryeqyteti është në vendin e pestë në tabelë me 18 pikë, ndërsa gjilanasit janë në vendin e dytë me 25 pikë. 10 më pak se skuadra e Ballkanit, që është lidere etabelës.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Gjilanit dhe Llapit.
Gjilani aktualisht është në pozitën e shtatë me 14 pikë, ndërsa Llapi gjendet në vendin e tretë, me 25 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.