Lajme
Dy shkolla në Kamenicë kalojnë në mësim online
Demokracia
21:59 | 22 Janar 2022

Share:

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se për shkak të numrit të madh të nxënësve të infektuar me COVID-19 dy shkolla do të kalojnë në mësim online.

Bëhet fjalë për shkollat fillore “Dëshmorët e Kombit” dhe “Fan S. Noli” në Kamenicë.

Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Për shkak të numrit të madh të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit shkollor, në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së, shkollat: *SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Kamenicë dhe*SHFMU “Fan S. Noli”- KamenicëNga e hëna do të zhvillojnë mësimin në formën online, deri në përmirësim të gjendjes.Ju lutem, respektoni rregullat e Institutit.Mbroni veten dhe të tjerët!VAKSINOHUNI!

 

Të ngjashme