Lajme
Dy serbë votojnë në një pikë votimi në Leposaviq
Demokracia
08:28 | 23 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Janë orët e para të hapjes së qendrave të votimit në veri të Kosovës dhe deri tani, dy pjesëtarë të komunitetit serb kanë votuar në një pike të votimit në Leposaviq.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur komisioneri, Enver Aliu.

“Po, i kemi dy votues për momentin, po presim edhe të tjerë. Kanë qenë serbë..”, ka deklaruar Aliu.

Në këtë qendër, tregon Aliu, janë 4983 votues.

Materiali në këtë pike ka arritur rreth orës 6:30, mëngjesin e së dielës.

Të ngjashme