Lajme
Dy serbë të përfshirë në dhunën ndaj KFOR-it, janë në mbajtje për 48 orë
Demokracia
11:20 | 30 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me serbët e arrestuar për përfshirje në dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se dy prej të arrestuarve janë në mbajtje prej 48 orë.

Ata dyshohen për rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm.

“Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. ​Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme