Lajme
Dy rrahje në burgun e Dubravës, bëhen për spital
Demokracia
09:42 | 03 Mars 2023

Share:

Dy rrahje kanë ndodhur në Burgun e Dubravës. Fillimisht u raportua se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Një rast i ngjashëm është regjistruar në një pavion tjetër në po të njëjtin burg.

Dy të burgosur janë rrahur fort ndërmjet veti. Si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Për të dy rastet është njoftuar prokurori.

Të ngjashme