Lajme
Dy raste të reja me koronavirus në Malishevë, kjo është situata në këtë komunë
Demokracia
15:52 | 07 Shkurt 2021

Share:

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë komunë janë shëruar nëntë persona nga koronavirusi, përderisa janë infektuar dy persona, shkruan Demokracia.com.

Përmes një njoftimi, nga kjo komunë është bërë ë ditur se, deri më tani në Malishevë janë regjistruar 762 raste, ku 338 prej tyre janë shëruar dhe 45 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Malishevë janë 79 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

9 të shëruar dhe 2 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Malishevë, 7 shkurt

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nëntë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 762 raste, prej tyre 638 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 79 raste. /Demokracia.com/

Të ngjashme