Lajme
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
09:49 | 29 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për dy raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Mamushë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“I dyshuari gjithashtu ka thyer edh disa xhama ë shtëpisë, dhe ka qenë në ndikim të alkoolit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Mamushë një person është arrestuar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit  të të dy palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024