Lajme
Dy qytetarë humbin jetën nga Covid-19, bie numri i rasteve pozitive
Demokracia
14:58 | 15 Shkurt 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona nga Covid-19.

Nga 3 mijë e 139 testime të kryera, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 710 qytetarë.

Numri total i rasteve aktive është 9 mijë e 461.

Raporti i plotë:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.

Në total numri i rasteve aktive është 9.461. /Demokracia.com/

Të ngjashme