Lajme
Dy personat që i zuri lisi në Pejton ishin rreth 30-vjeç, djali vdiq, vajza në QKUK
Demokracia
16:23 | 06 Qershor 2022

Share:

Nga stuhia në Prishtinë, që rrëzoi lisa e shtylla, mbeti i vdekur një djalë rreth 30 vjeç. Vajza e lënduar në Pejton ishte e së njëjtës moshë. Ajo po trajtohet në QKUK.

Pak minuta pasi nisi një stuhi në kryeqytet, në qendër janë rrëzuar drunj e shtylla, të cilat kanë bllokuar qytezën e Pejtonit.

Në këtë pjesë të qytetit, një lis i madh që kishte rënë në rrugë zuri përfundi një burrë e një grua të moshës rreth 30-vjec.

Sipas informatave që në Policinë e Kosovës ia kanë dhënë Gazetës Express, burri ka vdekur, ndërsa vajza gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Në disa fotografi shihet edhe lisi i madh që ka rënë.

Është raportuar se edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit janë rënë dru.

 

Të ngjashme