Dy persona janë gjetur të vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më konkretisht në lagjën “Emshiri”.
Burime të Demokracia.com konfirmojnë se bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.
Ndërkaq, lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe mjekët emergjentë.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjentë”, ka thënë ajo.
Ahmeti tutje ka bërë se vdekja e personave është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti në fund.
Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet rreth kësaj ngjarje.