Lajme
Dy persona të lënduar në aksident në Kijevë të Malishevës, njëri dërgohet në QKUK
Demokracia
19:28 | 16 Janar 2023

Share:

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tre veturave në fshatin Kijevë të Malishevës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.

“Deri më tani i kemi dy persona të lënduar, por ndoshta mund të paraqiten edhe të lënduar të tjerë nga ky aksident”, tha Elezaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Të ngjashme