Lajme
Dy persona përleshen mes vete në Han të Elezit, 20-vjeçari dërgohet në paraburgim
Demokracia
19:52 | 12 Shkurt 2022

Share:

Dy persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete në Han të Elezit, të cilët janë shoqëruar për në stacionin policor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se M.D, 20-vjeçar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Me datën 12.02.2022, rreth orës 14:00 policia ka pranuar një informacion se, në fshatin Paldenicë të Han të Elezit është një rast i sulmit dhe lëndimit trupor. Menjëherë njësitet reaguese ju ka përgjigjur kësaj informate, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete”, thuhet në komunikatën e PK-së./Express/

 

 

Të ngjashme