Lajme
Dy persona kapen duke vjedhur dru, u konfiskohet traktori dhe një revole
Demokracia
15:37 | 25 Mars 2022

Share:

Policia Kufitare  ka ndaluar tre persona të dyshuar nga të cilët  ka konfiskuar  një armë, një mjet transportues traktor dhe disa metra dru teknik.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Njësia patrulluese e Policisë Kufitare, Stacioni Policor për Mbikëqyrje në Muqiverc, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren. Më datë 24.03 .2022, është pranuar informata se në vijën kufitare të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Sfircë të komunës së Kamenicës, në progres nga persona të panjohur është duke u kryer vepra penale ‘Prerje dhe vjedhje e drurëve teknik’. Patrullat e Policisë Kufitare kanë reaguar dhe në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar tre persona të dyshuar si dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar (15) drurë teknik me diametër prej 60 cm. trashësi, një revole M 57 pa leje të organit kompetentë, një karikator me 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një traktor.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Agjencinë e Pylltarisë dhe Doganën e Kosovës.

Pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar  do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme