Lajme
Dy persona gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre në Pejë e Klinë
Demokracia
08:35 | 20 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre në Klinë dhe Pejë.

Në raportin 24 orësh thuhet se në Klinë një burrë është gjetur pa shenja jete.

“HETIM I VDEKJES/Klinë 19.11.2022 – 12:02. Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa sipas policisë në Pejë është gjetur e vdekur një grua.

“HETIM I VDEKJES/Pejë 19.11.2022 – 12:50. Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme