Lajme
Dy persona arrestohen në kryeqytet për posedim të substancës narkotike
Demokracia
09:52 | 12 Prill 2023

Share:

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë për posedim të substancës së dyshuar narkotike, marihuanë.

“Janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Suedisë për arsye se tek të njëjti është gjetur dhe sekuestruar 48.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.”, ka informuar Policia.

Të dyshuarit, sipas raportit policor, pas intervistimit dhe inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme