Lajme
Dy nxënës goditen nga rryma në shkollën “Faik Konica”
Demokracia
11:41 | 18 Prill 2023

Share:

Dy nxënës janë goditur nga rryma në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Të miturit tashmë janë dërguar në tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin.

Të ngjashme