Lajme
Dy nga pengjet e shfaqura nga Hamasi në video mund të jenë të vdekur
Demokracia
21:13 | 15 Janar 2024

Share:

Dy nga tre pengjet izraelite që u shfaqën dje në videon e publikuar nga Hamasi, me sa duket vdiqën “nën bombat e ushtrisë izraelite”.

Kjo u sugjerua përmes një videoje të re nga Brigadat Ezzedin al-Qassam, krahu i armatosur i grupit ekstremist palestinez.

Lajmi u raportua nga “Al Jazeera” dhe disa media izraelite (por pa shfaqur videon).

Nga tre pengjet e shfaqura dje (dy burra dhe një grua), vetëm Noa Argamani është ende gjallë. Dy të tjerët, Yossi Sharabi dhe Itay Svirsky, kanë humbur jetën.

Është gruaja e rrëmbyer ajo që thotë në video se të dy “u vranë në dy bombardime të veçanta izraelite”, por është e pamundur të dihet se sa lirisht mundi të shprehej, duke qenë ende në duart e Hamasit.

“Isha në një ndërtesë që u bombardua nga një sulm ajror IDF”,  thotë gruaja, e cila u rrëmbye gjatë Festivalit Nova më 7 tetor.

“U lëshuan tre raketa. Dy shpërthyen dhe i treti jo. Ne ishim në ndërtesë me ushtarët e al-Qassam. Pasi goditja në të cilën ndodheshim, ne u varrosëm të gjithë nën rrënoja. Ushtarët e Al-Qassam më shpëtuan mua dhe Itai-n, por për fat të keq nuk arritëm t’i shpëtonim jetën Yossi-t “, shtoi Argamani – Pas shumë ditësh, unë dhe Itai u transferuam në një vend tjetër. Ndërsa ne po lëviznim, Itai u godit nga një sulm ajror IDF. Ai nuk mbijetoi”.

Të ngjashme