Lajme
Dy nënkryetarët e Prishtinës “konkurrojnë” në vardisje për Osmanin e Kurtin
Demokracia
18:15 | 31 Maj 2022

Share:

Dy nënkryetarët e Prishtinës, Alban Zogaj e Donjeta Sahatçiu, sot i janë vardisur pushtetit qendror.

Zogaj ka luajtur sot tenis me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryeministri qenka fantastik”, dëgjohet Zogaj duke e komentuar lojën e Kurtit, në një video të publikuar nga IndeksOnline.

E nënkryetarja tjetër e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, i ka thurur lavde në Twitter presidentes Vjosa Osmani.

Asaj duket se i ka pëlqyer shumë fjalimi i Osmanit në hapje të samitit “Gratë në Teknologji”, që po mbahet në Paris të Francës.

“Ne kemi nevojë për më shumë se fjalë e fjalime. Kemi nevojë për kurajo. Kemi nevojë për veprim”, e ka cituar Sahatçiu një pjesë të fjalimit të Osmanit. /Demokracia.com/

Të ngjashme