Java e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet të enjten (nesër) me dy takimet e fundit.
Kampionia në fuqi, Prishtina luan para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e pret të promovuarit në elitë, Ulpianën, shkruan Demokracia.com.
“Bardhekaltrit” kryeqytetas janë në kërkim të fitores për t’u ngritur sa më shpejt në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë që lipjanasit synojnë që përmes befasisë të marrin rezultat pozitiv.
Drita në anën tjetër kërkon ta harrojë sa më shpejt humbjen në derbi kundër Gjilanit dhe të kthehet me fitore nga Klina.
Dukagjini që ende nuk ka regjistruar fitore do t’i dalë përballë skuadrës së Ardian Nuhiut.
Dy ndeshjet në fjalë startojnë nga ora 15:00. /Demokracia.com