Me siguri se nuk keni nevojë për ndonjë studim që t’ua tregojë këtë, por hulumtimet e fundit tregojnë se seksi është përbërësi më krucial për t’i bërë funksionale lidhjet afatgjate
Në fillim të lidhjes, seksi dhe pasioni nuk janë aq të vështira – por gjërat mund të vështirësohen paksa përderisa vitet shkojnë.
Nëse keni probleme të tilla, atëherë mos i bëni këto gabime të zakonshme:
Mos mendoni se keni nevojë të dilni që të lidheni me njëri-tjetrit
Nëse jeni si çiftet e zakonshme, gjëja e parë që e bëni për t’u rilidhur është të caktoni një natë për të dalë së bashku në restaurant apo kudo.
“Ideja është se pas një darke të shtrenjtë, qirinjve dhe verës, ju do të ktheheni në shtëpi dhe do të dëshironi t’i ‘gjuheni’ njëri-tjetrit”, thotë Tammy Nelson, terapist i seksit dhe lidhjeve, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë në të vërtetë ndodhë pas këtyre gjërave?
“Shumica e çifteve nuk duan gjë tjetër pos që të shkojnë të flenë”, thotë ai.
Prandaj, në vend se ta bëni këtë, ai sugjeron që t’i lini fëmijët të dalin jashtë, përderisa ju qëndroni në shtëpi dhe e shijoni çdo sekondë të shenjtë.
Shmangia e seksit sepse nuk jeni në disponim…
Jeta e një të rrituri mund të jetë tejet e lodhshme dhe stresi mund ta zvogëlojë dëshirën seksuale, thotë Nelson.
Por, nëse pritni derisa të keni shumë kohë të lirë që të bëni seks, atëherë mund të pritni shumë gjatë.
Prandaj, më mirë është që veç ta bëni atë dhe të jeni mirënjohës për këtë. Kontakti seksual ju bën të ndjeheni më të lidhur dhe e zvogëlon stresin në martesë.