Sport
Dy mundësit Egzon dhe Edon Shala po përgatiten në Bullgari para Kampionatit Evropian
Demokracia
16:26 | 30 Mars 2021

Share:

Dy mundësit tanë, Egzon dhe Edon Shala, janë duke u përgatitur në kampin përgatitor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, para Kampionatit Evropian, që mbahet prej 19-25 prill në Varshavë të Polonisë.

Vëllezërit Shala po përgatiten prej 24 marsit deri më 15 prill 2021, përcjell Demokracia.com.

Komiteti Olimpik i Kosovës po i mbulon shpenzimet e Egzonit, sipas kërkesës së Federatës së Mundjes së Kosovës.

Vendimi për mbulimin e shpenzimeve bazohet në vendimin e Bordit të kaluar Ekzekutiv, për mbështetje të bursistëve të KOK-ut në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Egzoni ka fituar normën olimpike Tokio 2020 në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5273577856047544?__cft__[0]=AZXLfK1UuEv69elmyz1GrJRN90wy_A6ahgite7Ini-5li5iuXIqWUPQS7gq1u5Aht-74XfxVbwOtjaCvUliUfAF_6kqYBoOqyf75X4nI28bG2m10GdR-fRo0D-H26Sc8fbiKXyevZ4CcoWbbp7NBH1al&__tn__=%2CO%2CP-R

Të ngjashme