ShowBiz
Dy muaj pas divorcit nga Kim, Kanye West martohet në fshehtësi
Demokracia
13:41 | 13 Janar 2023

Share:

Kanye West është martuar me stilisten e Yeezy, Bianca Censori, dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. Reperi 45-vjeçar thuhet se ka zhvilluar një ceremoni private me Biankën dhe dyshja janë parë me unaza martese.

Megjithatë, martesa sipas TMZ nuk është ende e ligjshme pasi çifti nuk ka ende një certifikatë.

Nuk dihet se prej sa kohësh ata e njohin njëri-tjetrin, por Bianca iu bashkua labelit të Kanye, Yeezy në nëntor 2020.

Muajin e kaluar, ai nderoi ‘gruan’ e tij të re duke ripublikuar këngën Censori Overload.

Në tekstin e këngëve, ai flet për beqarinë e tij para martesës, duke kënduar: “Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks derisa të martohem”./abcnews.al

Të ngjashme