Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi se nga mostrat e ujit të marra në Deçan më 15 maj, kur pati reshje të mëdha shiu, dy kanë rezultuar me kontaminim bakterial.
Siç njoftoi IKSHPK-ja të enjten, mostrat e marra në fshatrat Carrabreg, Prapaqan, Llukë e Ultë, Isniq, Prilep dhe Gramaqel, rezultuan me kufi të normales të sasisë së klorit dhe negativ në testin për parazit.
Në mesin e rekomandimeve u tha që të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit, të dezinfektohet rregullisht uji, ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë me orar normal për të pamundësuar kontaminim, të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë, të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm, të ndalohet dhe ndërpritet kyçja e puseve në rrjetin e ujësjellësit, e të tjera.