Lifestyle
Dy milionë njerëz besohet se vuajnë nga COVID-i i gjatë në Mbretërinë e Bashkuar
Demokracia
17:06 | 03 Qershor 2022

Share:

Në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet se dy milionë njerëz vuajnë nga COVID-i i gjatë, ka thënë Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Prej dy milionë njerëzve, 1.4 milion thanë se së pari kishin coronavirus, ose dyshonin se kishin sëmundje, të paktën 12 javë më parë, derisa 826 mijë e kishin pasur të paktën një vit më parë.

Siç bëhet e ditur, 376 mijë të tjerë thanë se së pari kishin COVID-19 të paktën dy vjet më parë.

Gjendja vlerësohet thuhet se po ndikon negativisht në aktivitetet e përditshme të 1.4 milion njerëzve – rreth shtatë në 10 prej atyre që raportuan se e kishin COVID-in.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një total prej 398 mijë njerëzve – një në pesë – thonë se aftësia e tyre për të ndërmarrë aktivitetet e përditshme ka qenë “shumë e kufizuar”, zbuloi ONS.

Ata shtuan se normat e COVID-it të gjatë ishin më të larta tek gratë, ato të moshës 35 deri në 69 vjeç, njerëzit që jetojnë zona më të privuara, ata që punojnë në kujdesin social, mësimdhënien dhe arsimin ose kujdesin shëndetësor, dhe ato me kushte të tjera shëndetësore ose aftësi të kufizuara.

Të ngjashme