Portieri i Kombëtares së Iranit, Alireza Beiranvand është detyruar ta lë fushën para kohës, pas një përplasje kokë më kokë që kishte me bashkëlojtarin e tij, Majid, në minutën e tetë të përballjes kundër Anglisë.
Beiranvand u përplas me shokun e skuadrës, duke përfunduar i gjakosur në fytyrë pas goditjes që pësoi në fytyrë, shkruan Demokracia.com.
Pavarësisht intervenimit të shpejt të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen dhe kësisoj është zëvendësuar.
Sfida mes Anglisë dhe Iranit është në kuadër të rrethit të parë të Grupti B në Kampionatin Botëror “Katar 2022”./Demokracia.com/