Lajme
Dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë
Demokracia
11:00 | 01 Prill 2023

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të një defekti në orët e hershme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, do të mbesin pa furnizim me ujë “Qyteza Pejton” dhe lagjja “Dardania”.

KRU bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marrë me riparimin e defektit.

“Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 1 prill – Për shkak të një defekti në orët e hershme të mëngjesit në rrugën” Luan Haradinaj” në Prishtinë, pa furnizim me ujë mbesin”Qyteza Pejton” dhe lagjja”Dardania”.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke u marë me riparimin e defektit.

Besojmë të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonave në fjalë.

Faleminderit për mirëkuptim!

Të ngjashme