Sport
Dy kundërshtarët e Kosovës në kualifikimet për Botëror ndeshën sot ndërmjet vete në Evropian
Demokracia
09:46 | 14 Qershor 2021

Share:

Kampionati Evropian sot ka hyrë në ditën e katërt të tij, derisa vjen me tri ndeshje mjaft joshëse, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja do të jetë te sfida e orës 21:00, aty ku ndeshën Spanja e Suedia. Të dy këto kombëtare janë shumë mirë të njohura për opinionin kosovar, pasi janë kundërshtar të Kosovës për kualifikimet për Kampionatin botëror, dhe do të jetë një mundësi tjetër e mirë për trajnerin Bernard Challandes për të parë formën e tyre.

Kosova është ndeshur me Suedinë dhe Spanjën në takimet e muajit mars ku u mposht nga të dyja me rezultat 0:3 përkatësisht 3:1.

Gjithsesi, dita e Evropianit nis nga ora 15:00, ku ndeshën Skocia dhe Çekia, sfidë kjo që pritet të jetë bukur e luftuar pasi cilësitë janë të barabarta, edhe pse për një nuancë Çekia llogaritet favorite.

Ndeshja e tretë është ajo e orës 18:00 ku ballafaqohen Polonia e Sllovakia, ndeshje kjo gjithashtu shumë joshëse, ndërsa dita e katërt mbyllet me ndeshjen që e cekëm më lartë Spanja – Suedia që pritet të sjellë një takim tejet joshës.

Më poshtë e gjeni orarin komplet të ditës së sotme. /Demokracia.com

 

Të ngjashme