Lajme
Dy kosovarët bënë gara rrugëve të Shqipërise, reagon ashpër zëvendëskryeministri shqiptar
Demokracia
23:21 | 21 Korrik 2021

Share:

Dy kosovarë që jetojnë jashtë shtetit janë kapur të martën nga Policia e Shqipërisë derisa po bënin gara me vetura luksoze, të cilat i kishin marrë me qera, në afërsi të qytetit të Vlorës.

Lidhur me këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i Shqipërise, Erjon Braçe, i cili ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj tyre, duke i quajtur “idiotë”, përcjell Demokracia.com.

“NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMV NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE! Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER! Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK! Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE! Jemi shume larg Evropes!Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!” shkruan Braçe.

https://www.facebook.com/erionbrace.alb/posts/322487299613202

Ndërkohë të dy drejtuesit e automjeteve luksoze, Lamborghini e BMW, janë ndëshkuar nga Policia e Shqipërisë, derisa u bë e ditur se veturat ishin marrë me qera jashtë vendit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme