Sport
Dy klubet e mëdha gjermane të interesuara për Jasharin
Demokracia
18:12 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Ardon Jashari do të largohet nga Superliga e Zvicrës në futboll. “Sky” e vlerëson punë të kryer largimin e kapitenit të Luzernit, që ka oferta të shumta.

Garën për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës po e udhëheqin dy skuadrat e mëdha të Bundesligës, RB Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti.

Leeds Unitedi, Napoli e Celticu po ashtu synojnë shërbimet e mesfushorit qendror.

Kontrata e lojtarit të Kupës së Botës me Luzernin është e vlefshme deri në vitin 2026. Luzerni pritet të përfitoi nga shitja e Jasharit prej gjashtë deri në shtatë milionë euro. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024