Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e listave të subjekteve dhe zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre.
Sipas Agjencisë së Korrupsionit (AKK), në mesin e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre janë edhe dy këshilltarët e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, raporton Demokracia.com.
Bëhet fjalë për Valon Osmanin, i cili është këshilltar politik i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Pasurinë nuk e ka deklaruar as Laszlo Domjan, i cili është këshilltar i jashtëm politik i Besnik Bislimit.
Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Derisa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Ligji për deklarimin e pasurisë obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore. /Demokracia.com/