Lajme
Dy kandidate të VV-së i kanë të sigurta votat për kryeparlamentare: Pse Kurti nuk po e tërheq Albulena Haxhiun?
Demokracia
12:30 | 23 Prill 2025

Share:

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend të ndryshojë propozimin për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, që tri herë ka dështuar të marrë votat për këtë post, partia e Albin Kurtit nuk po tregon vullnet për të zhbllokuar situatën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Duke injoruar kërkesat për ndryshim të propozimit, VV-ja edhe sot para deputetëve të legjislaturës së nëntë e ka propozuar Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por rezultatin ishte i njëjtë. Deputetja e VV-së mori vetëm 57 vota, nga 117 deputetë sa ishin në sallë.

Pas ndërpres së seancës, partitë tjera politike e kanë ftuar VV-në që të heq dorë nga kandidatura aktuale.

Pas AAK-së, sot edhe PDK-ja ka shprehur gatishmëri për të votuar për kryeparlamentare një kandidate tjetër.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja e di që se paku dy deputetë të saj i kanë votat për të marrë postin e të parit të Kuvendit.

Ai është shprehur i çuditur se pse VV-ja po insiston vetëm në kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Le te sjellin një kandidat apo një kandidate që vërtetë mund të jetë më e pranueshme për opozitën. Ju e dini tashmë që një nga kolegët e mi opozitar, nga ajo që kam dëgjuar, ka dhënë edhe dy propozime për dy emrat të caktuar. Sikur të donte VV-ja me e zhblloku situatën, ata tash e dinë saktësisht që se paku dy kandidat nga grupi i tyre parlamentar i marrin votat e mjatueshme. Por, po duket që qëllimi i tyre është me e vazhdu bllokdën, për çka shpreh keqardhjen. Realisht jemi në një situatë nga e cila duhet ët dalim, por që hapi i parë i takon Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja është e gatshme të votojë një kandidat apo kandidate më unifikuese.

Ne jemi ta gatshëm të votojmë një kandidate ose një kandidat, i cili nuk ka prapa vetes një histori të përçarjes, por edhe dështimit siç i ka kandidatja aktuale, e cila ka dështuar për herë të tretë” ka thënë Krasniqi.

Ai nuk ka treguar se cilin kandidat të VV-së do ta votonte PDK-ja.

“Nuk me takon mu me dhënë propozimin. Sepse mendoj që veç i kisha bë dëm. Ju e keni parë, në momentin që del dikush e propozon prej neve dhe thojmë ky është i pranueshëm, këta pastaj fillojnë e linçojnë ose e shtjnë me reagu”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar sërish që partia e tij është e gatshme të votojë një kandidat tjetër të VV-së.

Nëse VV s’gjen zgjidhje tjetër, ta shohim si do të ecim më tutje. Do të ishte edhe në interes të tyre të propozojnë ndonjë kandidaturë unifikuese, dhe ta tejkalojmë”, ka thënë Haradinaj, i cili ka shprehur gatishmërinë e AAK-së që për post të kryeprlamentares të votojë Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykemet Bajrami, ka thënë se VV-ja duhet të ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit.

Janë rrethanat që nuk po ndryshojnë, ajo që po kërkohet prej VV është në fakt të ndryshoj dhe te imponohet vota e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka bërë me dije se LDK-ja nuk do të votojë asnjë kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit.

Ne jemi shprehur disa herë që nuk jemi të gatshme që të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma. Me marrëveshje politike ose duke sjell një kandidat i cili do të ishte i pranishëm, e ne kemi deklaruar disa herë që për LDK-në nuk ka asnjë kandidat të cilin do ta votonim”, ka thënë Bajrami.

Pavarësisht thirrjeve të partive tjera, VV-ja është e vendosur që të vazhdojë me të njëjtën kandidaturë.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se pse VV-ja nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu.

Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit me rreth 125.000 vota. Tri herë më shumë se Ramush Haradinaj, apo dy herë më shumë se i tërë grupi parlamentar i AAK-së. Pesha politike dhe legjitimiteti i saj për kryetare të Kuvendit është e pakontestueshme. Nëse krahasohet me Memli Krasniqin, është 30.000 vota para tij”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme