Lajme
Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, infektohet me COVID-19 infektologu Pipero
Demokracia
11:19 | 27 Janar 2021

Share:

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv.

Top Channel mëson se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka dalë pozitiv të martën, ndërsa rezultati i testit ka dalë 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Theksojmë se marrja e vaksinës nuk nënkupton që do të jeni imun, pra nuk do t’ju bie koronavirusi, por që këtë virus do ta kaloni shumë lehtë, që do të thotë se mund të keni vetëm simptoma të lehta apo edhe mund të mos keni fare simptoma.

Të ngjashme