Sport
Dy javë deri në mbylljen e edicionit, kjo është lista e golashënuesve në Superligën e Kosovës
Demokracia
18:54 | 08 Maj 2022

Share:

Kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të edicionit 2021/22 në elitën e futbollit kosovar.

Gerhard Progni prin në listën e golashënuesve këtë edicion me 21 gola të realizuar pas 34 xhirove të luajtura, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ndjeket pas nga Kreshnik Uka i Drenicës me 18 gola.

Pozitën e tretë në këtë listë e ndan Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Marko Simonovski i Dritës me nga 15 gola.

Top 5-shen e përmbyll mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi që ka regjistruar 11 gola gjithsej.

Kjo është lista e golashënuesve:

Të ngjashme