Lajme
Dy infermierë për 600 pacientë – kjo është gjendja në Klinikën e Neurologjisë
Demokracia
21:14 | 11 Qershor 2023

Share:

30 deri 40 pacientë me Sklerozë Multiple marrin shërbime në baza ditore në dy hapësira të vetme të dedikuara për ta. Në fakt, këtë e ofron vetëm Klinika e Neurologjisë për 600 qytetarë që janë të diagnostifikuar me këtë sëmundje kronike. E në dhënien e terapive janë vetëm dy infermierë.

Për më tepër numri i rasteve të reja që identifikohen dhe trajtohen aty nuk është hiç i vogël, duke i prekur edhe moshat e reja. Profesionistët thonë se simptomat nuk duhet neglizhuar në mënyrë që trajtimi të nis me kohë e menaxhimi të jetë më i mirë.

Ndërkohë, për zbulimin e sëmundjes u tha se nuk kërkohet teknologji e avancuar, njofton Klan Kosova.

Aktualisht kjo njësi qëndron mirë me ilaçe në kuadër të sëmundjeve të rralla, por që nevoja është për të reja të cilat kanë treguar efikasitet më të lartë. Ndërsa, në kuadër të përditësimit të listës esenciale janë shtuar edhe tri barna tjera.

Të ngjashme