Lajme
Dy herë mori vota nga opozita për kryeparlamentar: Pse VV-ja dhe Kurti nuk po e propozojnë prapë Konjufcën?
Demokracia
11:24 | 26 Prill 2025

Share:

Ndonëse deputetja Albulena Haxhi për katër herë radhazi ka dështuar të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatura e saj. Një insistim i tillë është bërë shkaktar i bllokimin të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi dy partia tjera kanë shprehur gatishmëri për të votuar për kryeparlamentar një deputet tjetër të VV-së.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë me dije se janë të gatshme të votojnë një deputet tjetër të VV-së, por jo Albulena Haxhiun.

Këto dy parti kanë përmendur edhe emra të ndryshëm të deputetëve të VV-së, të cilët, sipas tyre, do të ishin kandidat konsensual.

Në mesin e kandidatë konsensual shihet edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glak Konjufca, i cilin është edhe numri dy i VV-së.

Në dy herët e fundit që Konjufca ishte propozuar për kryetar të Kuvendi, ai kishte marrë vota edhe nga tabori opozitar.

Pas zgjedhjeve të vitit 2021, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë, Glauk Konjufca ishte zgjedhur kryetar Kuvendit të Kosovës me 69 vota “për”, 33 “kundër” dhe asnjë “abstenim”.

Në atë seancë, pro Konjufcës kishte votuar edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Edhe më shumë vota Konjufca kishte marrë në dhjetor të vitit 2019, kur ishte mbajtur seanca konstituive e legjislaturës së shtatë.

Në këtë seancë, Konjfuca ishte zgjedhur kryetar me 75 vota “për”, 29 “kundër” dhe 6 “abstenime”.

Zgjedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit ishte votuar edhe nga deputetët e LDK-së.

Pas marrëveshjes së VV-së me LDK-në për bashkëqeverisje, Konjufca kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe në vend të tij ishte zgjedhur deputetja Vjosa Osmani.

Për të zhbllokuar ngërçin aktual, VV-së po i kërkohet që të mos ngul këmbë në zgjedhjen e Albulena Haxhiut, por të gjej një kandidat konsensul.

Njohësi i rrethanave politike, Albert Krasniqi, ia ka rikujtuar VV-së rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në vitin 2019.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në të njëjtën mënyrë partia e Albin Kurtit duhet të veproi edhe tani.

“Në zgjedhjet e vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë partia e parë, duke fituar 29 mandate. Edhe pse nuk kishte një marrëveshje për bashkëqeverisje me ndonjë parti tjetër politike, Kuvendi me 75 vota kishte zgjedhur Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit. Më vonë, pas marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, Konjufca kishte dhnënë dorëheqje për t’i liruar vendin Vjosa Osmanit. Ky rast nga historia parlamentare e Kosovës mund të jetë relevant edhe sot, kur partia e parë ka vullnet për konstituim dhe ofron një kandidat konsensual, ndonëse nuk i ka votat e mjaftueshme. Edhe tani ka parti që janë shprehur të gatshme të votojnë kandidatë të tjerë nga radhët e VV-së. I takon kësaj të fundit që të bëjë zgjedhjen e saj: të vazhdojë bllokadën, apo t’i japë Kuvendit Kryetarin e tij”, ka shkruar Krasniqi.

Ditë më parë, Krasniqi kishte treguar edhe pse VV-ja nuk po e propozon Konjufcën për kryeparlamentar.

Në emisionin “Rubukon”, në Klan Kosova, ai kishte deklaruar se VV-ja nuk është e kënaqur me mënyrën se si Konjufca e ka udhëhequr Kuvendin mandatin e kaluar.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ë pakënaqur me Konjufcën për shkak që nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze, dhe ata dëshirojnë dikë i cili i mbron në mënyrë strikte dhe që nuk ka fort kokëçarje për rregullat dhe procedurat të cilat janë në Kuvend”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme