Lajme
Dy gra u zhdukën brenda një dite në Kosovë
Demokracia
19:07 | 19 Gusht 2023

Share:

Dy gra janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Një grua është zhdukur në Prishtinë që nëntë ditë.

“Prishtinë 10.08.2023 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Han të Elezit që tri ditë është zhfukur një grua.

Hani i Elezit 16.08.2023 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme