Kuriozitete
Dy gra përleshen me grushte brenda një dyqani, tmerrohen blerësit
Demokracia
20:30 | 12 Korrik 2022

Share:

Dy gra janë përfshirë në një përleshje të egër në një dyqan Primark, ndërsa  blerësit janë tmerruar nga ngjarja.

Sipas videos të shpërndarë në mediat e huaja, dyshja  janë zënë me grushte ndërkohë më pas u rrotulluan në dyshemenë e dyqanit.

Pamjet e përplasjes u bënë virale në internet dhe janë shpërndarë qindra herë.

Në video shihet se një grua e veshur me të zeza shtrinë në tokë vajzën tjetër ku më pas ka nisur ta godasë.

Një zëdhënës i Primark tha: Ne jemi në dijeni të një incidenti që ndodhi mes dy klientëve në dyqanin tonë të premten. Incidenti u trajtua me shpejtësi nga menaxhmenti i dyqanit dhe sigurimi i dyqanit.

Deri më tani nuk dihet shkaku që gratë janë përfshirë në sherr, por disa nga blerësit janë tmerruar e disa të tjerë kanë qeshur.

Të ngjashme