Sport
Dy golëshi i Elbasan Rashanit i siguron një pikë Clermontit te Lyoni
Demokracia
16:17 | 22 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka regjistruar dy gola në javën e dytë në Ligue 1.

Skuadra e Clermontit ka barazuar 3-3 në udhëtim te Lyoni, shkruan Demokracia.com.

Clermonti ishte duke pësuar 3-1, ndërsa pas hyrjes në fushë të lojtarit kosovar gjërat ndryshuan për të mirë te mysafirët.

Po rrjedhte minuta e 80-të kur Rashani ngushtoi avantazhin në 3-2, ndërkaq në minutën e parë të kohës shtesë e barazoi rezultatin.

Kësisoj, falë dy golave të tij, Clermonti siguroi një pikë nga ky udhëtim i vështirë te gjiganti francez.

Në tri paraqitje të Rashanit te Clermonti, ka regjistruar dy gola dhe ka bërë një asistim në edicionin e tij të parë te skuadra elitare franceze. /Demokracia.com

Të ngjashme