Milani dhe Interi kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë në “San Siro”.
Pas 45 minutave të para të luajtura, rezultati është 1-1 me dy skuadrat që realizuan nga një herë, shkruan Demokracia.com.
Të parët që hapën serinë e golave ishin “Neurazzurët” në minutën e 11-të të takimit.
Hakan Çalhanoglu realizoi nga penalltia e fituar nga vet ai.
Rezultatin e barazoi mbrojtësi Stefan De Vrij që shënoi autogol në tentim për ta larguar topin e harkuar nga Tomori, ndodhi kjo në minutën e 17-të.
“Zikaltrit” kishin një tjetër mundësi të artë ta rikthenin avantazhin sikur sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez të tregohej i saktë nga penalltia e dytë në minutën e 27-të.
Martinez goditi në anën e djathtë të portierit, Tatarusanu i cili kuptoi goditjen e tij. /Demokracia.com