Sport
Dy gola, shumë karton të verdhë dhe një i kuq, mbyllet pjesa e parë në sfidën Milan – Chelsea
Demokracia
21:51 | 11 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” e Londrës po avancojnë 0:2 në stadiumin “San Siro” në qytetin e modës kundër Milanit në një fraksion mjaft të tensionuar dhe me duele të ashpra nga futbollistët, shkruan Demokracia.com.

Jorginho nga penalltia në minutën e 21-të dhe Aubameyang në të 34-tën minutë realizuan për Chelsean.

Se 45 minutat e para ishin mjaft të tensionuara tregon fakti se gjyqtari kryesor i takimit Siebert dha plot pesë karton të verdhë, mes tyre edhe një i kuq për Tomorin e Milanit që shkaktoi penallti në minutën e 18-të.

Sfida mes Milanit dhe Chelsea është në kuadër të Grupit E./Demokracia.com/

Të ngjashme