Sport
Dy gola për pesë minuta, Erling Haaland kompleton het-trikun ndaj Kosovës
Demokracia
20:52 | 05 Qershor 2024

Share:

Norvegjia me Erling Haaland ka shtuar epërsinë ndaj Kosovës në 3-0, ku sulmuesi norvegjez shënoi dy herë brenda pesë minutash.

Pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që kishte dominimin dhe disa gjysmë raste para portës së norvegjezëve, por pa gjetur rrjetën.

Por në minutën e 7o-të, lojtarët dardanë humbin një top në sulm dhe Norvegjia nisi një kundërsulm të shpejtë për të shënuar për 2-0.

Antonio Nusa asistoi te Erling Haaland i cili i vetëm me Bekajn gjuajti bukur për të gjetur rrjetën.

Pas pesë minutash, sërish ishte Erling Haaland që nga afër shënoi për 3-0, duke e kompletuar het-trikun.

Të ngjashme