Sport
Dy gola, asistim i Xhakës e raste shënimi – mbyllet pjesa e parë e derbit mes Arsenalit dhe Man Unitedit
Demokracia
18:17 | 22 Janar 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1:1 në stadiumin “Emirates” në Londër, shkruan Demokracia.com.

“Topçinjtë” e nisën mirë takimin duke tentuar portën kundërshtare në çastet e para.

Megjithatë, të parët që gjetën rrugën e golit ishin “Djajtë e Kuq” që kaluan në epërsi me super-golin e Rashford në minutën e 17-të.

Të besuarit e Mikel Artetës u rikthyen shpejt në lojë duke barazuar në minutën e 24-të me golin e Nketiah dhe asistimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës.

Përballja mes Arsenalit dhe Manchester United i takon javës së 21-të në Premierligë./Demokracia.com/

Të ngjashme